Armina Mevlani duket se po i shijon në maksimum darkat me të dashurin e saj, Shkëlzen Berishën. Vetëm një ditë më parë çifti ishte i ftuar në ditëlindjen e Borës, shoqes së Arminës, e ndërsa sot çifti ka darkuar në familjen Berisha.
Nëpërmjet këtyre fotove, të publikuara nga Opinion,al, ajo duket e lumtur në një gëzim familjar dhe ka dalë së bashku me Liri Berishën dhe me Shkëlzen Berishën.
Për marrëdhënien e saj më Shkëlzenin, në një nga fotot e publikuara në Instagram, Armina shprehet: “Dhurata më e mirë që Zoti mund të na japë është dashuria. Pa dashuri nuk ka ngjyra. Jam me fat që e kam dhe uroj që të gjithë ju të jeni të bekuar me dashuri çdo ditë të jetës tuaj”.