Marrëdhënia disavjeçare e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës ka qenë gjithmonë në qendër të mediave dhe vazhdon të jetë ende. Shpesh dy të dashuruarit ndajnë publikisht momente krah njëri-tjetrit ose shkëmbejnë batuat në rrjete sociale.

Bloggerja e njohur ka shpërndarë në "Instagram"-in e saj një statistikë shumë interesante që e ka publikuar më herët një faqe kuriozitetesh.

"46% e çifteve përfshihen në "Tradhti Netflix"-i. Ata shikojnë shfaqje të ndryshme në "Netflix" pa partnerin/ partneren edhe pse e kanë planifikuar paraprakisht ta shohin bashkë", thuhet në studimin në fjalë.

Krahas fotos, Armina e pyet të fejuarin nëse ka ndonjë gjë për të thënë. Përgjigja e tij nuk vonon dhe është e shkurtër dhe e saktë: "Jam fajtor".

"Netflix" është kthyer së fundmi në fiksimin e të gjithëve…