17 gusht 2013 – E vetëdijshme për bukurinë e saj dhe e kënaqur me format që sheh para pasqyrës, Armina Mevlani i ka realizuar vetes një ‘mini set fotografik’ gjatë pushimeve.
Ajo ka bërë disa foto me celular në një dhomë gjumi, e veshur vetëm me bikini.
Bukuroshja i ka postuar këto foto në rrjetin social “Instagram”, por i ka fshehur sërish ato. Edhe pse është nxituar t’i heqë fotot, ato sërish janë ruajtur nga ‘më të shpejtët’ për t’u bërë publike.
Në këtë periudhë sytë e të gjithëve janë kthyer nga Armina jo vetëm për shkak të bukurisë së saj, por edhe për një lajm të bujshëm që po qarkullon prej kohësh.
Ajo përflitet për një lidhje dashurie me djalin e kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Berisha.
Asnjëri prej dy të rinjve nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm publikisht, por as nuk e kanë mohuar.
Të vërtetën e dinë vetëm ata dhe ne po presim ta na e tregojnë.





