Ky vit duket se ka qenë viti i suksesit për Armina Mevlanin, e cila dalëngadalë po ngjit shkallët e suksesit jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Blogerja duket se është shumë pranë famës botërore.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Armina njofton fansat se ndodhet në Stamboll dhe është pjesë e një projekti ndërkombëtar. Nga ajo që vetë blogerja shkruan, kuptojmë që do qëndrojë për shumë kohë në Stamboll. “Turqia do jetë shtëpia ime e dytë” shkruan Armina.





