Blerja e veshjeve të përdorura në Shqipëri konsiderohet jo rrallë si diçka e gabuar. Armina Mevlani ka treguar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” se ka blerë rroba të përdorura. Madje ajo ka ndarë me të gjithë edhe një histori që i ka ndodhur në Los Angeles.

“Kur isha në Los Angeles në një dyqan të ‘Vintage’ pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja. Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund ta kem marrë edhe për ta pasur si vepër arti”, u shpreh Armina.

Kur vjen puna tek moda, blogerja është gjithmonë e fokusuar pas kombinimeve dhe tendencave të fundit. Por duket se dashuria për veshjet nuk e pengon Arminën t’i drejtohet edhe rrobave të përdorura. Një zgjedhje kjo që bëhet gjerësisht nga shumë njerëz, e mesa duket listës i shtohen pa frikë edhe personazhet e njohur.