Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.
Një ndjekës e ka pyetur blogeren: “A ke menduar ndonjëherë të zvogëlosh gjoksin? Unë po e mendoj por kam frikë.”
Armina pohoi se e ka menduar ta zvogëlojë gjoksin për shkak edhe të problemeve që i ka shkatuar, mes tyre edhe skoliozë. Por blogerja shton se ka gjithashtu frikë nga operacionet.
“E kam menduar sigurisht, në të ardhmen sepse unë kam tashmë edhe skoliozë. Por kam shumë frikë nga çdo operacion në përgjithësi”- shkruan Armina në Instastory.