Armina Mevlani u paraqit për të parë sfilatën e modës Vjeshtë-Dimër 2016 të Versacese, e veshur me një fustani i cili kushton 2.250 dollarë. Vlera e fustani është komentuar gjatën në rrjete sociale dhe në mediat online. Por si për zhdukur çdo thashethem rreth fustanit Armina, e kujdeshme gjithnjë për të informuar publikun, ka bërë një status në Facebook. Ja se çfarë shkruan ajo:

‘Për të gjitha mediat që shqetësohen për çmimin e fustanit tim, tashmë falë blogut për të cilin po punoj çdo ditë, krahas ftesave, edhe shumë prej veshjeve të mia reklamohen si pasojë e bashkëpunimit me vetë firmat dhe dyqanet e markave! I tillë ka qenë edhe ky fustan dhe shumë prej veshjeve të tjera gjatë Javës së Modës’.

Armina Mevlani merr prej kohësh veshje dhe aksesorë, për t’i reklamuar ato në blogun e saj mbi modën.

Blogu i saj Arminamevlani.com, është i regjistruar në listën e blogjeve ndërkombëtare fashion, çka i ka dhënë Arminës akses dhe ftesat për eventet e njohura të modës, siç ishte Java e Modës në Milano. Gjithashtu ajo ka ekskluzivitetin e reklamimit të shumë firmave të njohura si Cavalli Class, Giuseppe Zanotti, Diane Von Furstenberg apo Wolford.