Ndërsa Armina Mevlani po ndjek nga afër Javën e Modës, Shkëlzen Berisha i është bashkuar asaj në Milano të premten. Pas një dite gjatë së cilës blogerja ka qenë e pranishme në sfilatat e Armanit, Iceberg-ut, Tods-it, Elisabetta Franchi-t dhe Versace-s, ai ka mbërritur në hotelin ku ajo qëndronte. ‘Shiko kush erdhi!’, shkruan Armina në Snapchat.

Shkëlzeni ka shkuar në Itali për të festuar ditëlindjen atje më 27 shkurt, duke qenë se partnerja e tij duhet të qëndrojë atje për të ndjekur Javën e Modës së Milanos. Megjithatë, Armina ka vendosur të lërë disa prej sfilatave, për të festuar ditëlindjen me të. ‘Unë kam vetëm një shfaqje mode sot’, ka thënë ajo në Snapchat, ‘Nuk do t’i shikoj të gjitha sepse është ditëlindja e shpirtit tim’

Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha ka marrë shumë urime nga miqtë e tij, dhe i ka falenderuar ata publikisht përmes një postimi në Facebook: ‘Të dashur miq, ju falenderoj nga zemra për mesazhet dhe miqesinë. Ju uroj gjithashtu vetëm të mira dhe gëzime.’