Revista e famshme për femra , versioni spanjoll, ka prezantuar së fundi në faqet e saj, bukuroshen shqiptare duke etiketuar ‘look’-un e Arminës, si një kombinim të ekuilibruar.

Tiparet e saj të theksuara, tipike mesdhetare, format sexy apo ambicia që shfaq në ‘fashion’ si ‘blogger’-e, duket se nuk i kanë shpëtuar radarit të redaktorëve të revistës së modës, “ELLE”.

Në përshkrimin e sugjerimit për lexuesit e saj, “ELLE” shkruan se veshja që Armina mban në foto, ngjason me imazhin e një “amerikaneje të vërtetë”.