Armina Mevlani, një blogere mjaft e suksesshme dhe e njohur në fushën e modës, gjithnjë mahnit me stilin e saj në të veshur. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë.

 E ftuar në eventin e prezantimit të një linje të famshme këpucësh në Tiranë, bukuroshja kishte zgjedhur të vishte një kostum seksi prej kadifeje (që është një nga tendencat më të rëndësishme të këtij viti) dhe sandale nga Diane von Furstenberg ndërsa getat, janë të markës së famshme të lingerie-ve Wolford.

Si gjithnjë të gjithë janë mahnitur nga stili i saj sexy dhe chic.