Prej ditës së djeshme në rrjetet sociale e mediet online po qarkullon një foto e blogeres Armina Mevlani e cila duket me barkun e rrumbullakosur.
Menjëherë shtypi rozë, nisi të aludonte rreth një shtatzënie të mundshme por jo, Armina nuk është shtatzënë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo për "Dielli online" ndërsa ka pohuar se do bëjë dasmë më parë duke paralajmëruar kështu se së shpejti ajo dhe Shkëlzen Berisha do mbajnë ceremoninë e celebrimit.
“Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kisha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”, ka thënë Armina.





