Fotoja dhe statusi i Shkëlzenit me rastin e Shën Valentinit u komentua nga të gjithë si një propozim martese për Arminën. Dedikimi i partnerit të saj, ndryshe nga herët e tjera, ishte një deklaratë publike e cila tregoi një hap më pranë kurorëzimit të lidhjes së gjatë të dashurisë.

Pyetjes a u shqoqërua me një unazë martese ky propozim publik i Shkëlzenit, Armina tha për “Rudina” në Tv Klan se, në të vërtetë, propozimin për martesë, ajo e ka marrë prej kohësh, edhe unazën. Ky propozim virtual ishte diҫka e papritur edhe për të, sepse të dy bashkë ata kanë dashur që disa gjëra t’i mbajnë intime: “Unë e kam marrë propozimin. Ky propozim ishte diҫka pak më publike nga ana e tij, që unë nuk e prisja. Unë prisja një urim më të zakonshëm, por më intim. Sigurisht, m’u bë shumë qejfi, sepse ishte disi më e veҫantë dhe një tregues për të gjithë njerëzit që ne po shkojmë drejt një hapi të rëndësishëm”, – tha Armina.

Po unaza? Edhe atë, Armina e ka marrë tashmë: “Unazë nuk ka pasur në këtë rast, sepse edhe unazën e kam marrë, por kam dashur që disa gjëra t’i mbaj private. E mbaj vetëm në raste të veҫanta…” – tregon Armina duke shtuar se unaza simbolike është një shenjë që do ta ҫojë ҫiftin në hapat e tjerë të marrëdhënies së tyre: “Është një unazë e thjeshtë, në një formë luleje që për mua do të thotë shumë… Një tregues që do të thotë se jemi drejt një hapi të rëndësishëm në marrëdhënien tonë…” /Class/