Blogerja e njohur Armina Mevlani ka vendosur të rikrijojë fotot e aktores së saj të preferuar Marilyn Monroe. Armina ka vendosur të sjellë sërish në vëmendje foto të aktores së famshme në kohën e sotme, pikërisht në këtë muaj që përkon dhe ditëlindja e saj.
Në foto shihet imazhi i një vajze me një kostum banje dhe poza thuajse identike me ato të artistes. “Zgjodha atë jo sepse i ngjaj, aspak, por sepse jam mrekulluar nga gjërat që kam lexuar mbi të, më ka prekur në një mënyrë që nuk e kam provuar kurrë më parë,” ka shkruar Mellani për aktoren e famshme. Më tej, ajo shpjegon se që kur kishte filluar të mblidhte informacion për Marilyn, i dukej sikur kishte një jetë që e njihte.





