3 dhjetor 2015 – E ftuar  në emisioni Opinion është vënë re se Amina mbane në dorë një unazë në gishtin e fejesës. Kjo ka ngjallur dyshime se gjërat mes Shkëlzen Berishës dhe bukuroshes së ekranit, po bëhen serioze.

Çifti i shumëpërfolur për shkak të historisë së dashurisë jo të zakonshme, duket se po kalon kohë të bukur me njëri-tjetrin dhe ndoshta hapi i rradhës do të jetë martesa? Shfaqjet dyshe në publik i kanë më të shpeshta, ndërsa miq të afërt të Arminës, tregojnë se ish-miss Albania, thuajse çdo fundjavë gjendet pranë familjarëve të Shkëlzenit.

Vetëm pak javë më parë Armina dhe Shkëlzeni festuan përvjetorin e tyre, ndërsa nga postimet e saj në mediat sociale, shihet se tashmë edhe në festat e familjes Berisha, 24-vjeçarja e ka siguruar vendin e saj.

/portali DurresLajm/