7 mars 2015 – Bukuroshes Armina Mevlani, një mbështetje të madhe i ka dhënë Shkëlzeni. Armina ka rrëfyer planet e saj për biznesin e modës dhe mbështetjen që po i jep në këtë sipërmarrje i dashuri i saj. Ajo po punon për hapjen e blogut me emrin e saj, një faqe ndërkombëtare me këshilla për modën, stilin e jetës, por edhe dashurinë. "Blogu quhet armina mevlani.com dhe do të jetë ndërkombëtar. Kjo do të thotë që do të ketë mundësi zgjedhjeje në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. “M'u sugjerua si ide nga firmat e veshjeve me të cilat bashkëpunoj, të cilat do më mbështesin në këtë rast. Ishin drejtues të këtyre bizneseve, të cilët duke parë numrin e madh të ndjekësve në Instagram, më dhanë këtë ide”, është shprehur ajo. Armina çmon ndihmën e madhe që i jep partneri i saj. "Zenit i pëlqejnë gjërat e bukura. Ai për mua është mbështetësi kryesor moral", thotë ajo.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/