Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që e dashura  e tij Armina Mevlani, i ka bërë një dhuratë speciale.

Një tufë e madhe trëndafilash të bardhë brenda një kutie blu në formë zemre, kanë mbërritur në zyrën e Zenit, nga e dashura e zemrës.  “Surpriza më e bukur për të nisur ditën nga zemra ime Armina Mevlani”,- shkruan Shkëlzeni në Istagram.

Më pas çifti ka vijuar me komente me njëri-tjetrin. “Unë po mendoja përse s’më ka shkruar dhe tani kjo u bë surpriza ime më e bukur! Të dua shumë! Happy birthday !,”-shkruan Mevlani, “Edhe unë shpirt”- i pëgjigjet Zeni deklaratës së dashurisë së bukuroshes.