3 tetor 2014 – Armina Mevlani kohët e fundit është bërë shumë aktive në rrjetet sociale, përfshirë këtu Facebook dhe Instagram.
Ajo pëlqen të ndajë me miqtë pjesë nga jeta që bën, pasi çdo ditë shfaq foto të bukura me shprehje domethënëse duke marrë komente pozitive dhe mbështetëse nga miqtë e shumtë.
Mevlani është shprehur se: “Tre gjërat që nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë janë: Dielli, Hëna dhe e Vërteta”.
Kanë qenë ekzaktësisht këto fjalë të shkëputura prej saj, por ende nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Armina më këtë shprehje…
Mevlani njihet për bukurinë dhe sensualitetin që e karakterizon, gjë e cila vihet në pah pothuajse në çdo foto të saj.





