TIRANE, 22 nentor 2013 – Nuk është asgjë e vërtetë nga ato që thuhet. Unë nuk kam qenë në atë makinë. Ju  gazetarët më patë edhe vetë që unë isha në spital dhe nuk kisha se si të isha tek ajo makinë”. Ky ka qenë reagimi i Arminda Qylafkut, ish-zëdhënëses së Sokol Olldashit, në kohën që ky i fundit ka qenë ministër i Transporteve. 

 “Lajmet e mediave më kanë shqetësuar shumë dhe s’e kuptoj se si mund të shpikin lajme të tilla. Dhimbja është kaq e madhe dhe unë nuk dua të flas më për këtë çështje”, ka përfunduar reagimi i Qylafkut.

Më herët, ajo kishte postuar edhe një status në profilin e saj të “Facebook”-ut, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e Olldashit.

“Miku im i dashur, nuk e besoj që ti nuk je më mes nesh. U prefsh në paqe!” – shkruan ajo në “Facebook”.