Lance Armstorng është duke u ndjerë se ka rënë viktimë e një sporti i cili gjithmonë ka qenë pjesë e mashtrimeve.
Çiklisti i zhgënjyer amerikan i ka bërë këto komente në “Cyclingnews”. Armstrong, i cili është “zhveshur” nga 7 çmimet e Tour de France për marrje të dopingut, ka kritikuar gjithashtu presidentin e Unionit të Çiklizmit Ndëkombëtar (ICU) Pat McQuaid.
ICU është akuzuar për mungesën e vigjilencës në aktivitetet e Armstrongut dhe përdorimit në masë të dopingut nga ana e çkilistëve.
Armstrong tha se e raportime të vërteta nga ana e komisionit është e vetmja mënyrë që të lirohet nga e kaluara jo e pastër dhe ka paralajmëruar se mos bërja asgjë në këtë aspekt do të ndikojë në stagnim dhe rënie të sportit.