10 nëntor 2013- Arnida Çapi mund të quhet avokatja më e famshme në Shqipëri, mbase jo nga ndonjë përvojë e gjatë pune apo fitore në procese të bujshme, por për marketingun që i është bërë në media dhe rrjetet sociale.Ajo njihet ndryshe edhe si sekretarja e avokat Spartak Ngjeles, pasi ai e kandidoi për deputete në zgjedhjet e 23 qershorit, për llogari të forcës së tij politike “Partia Ligj dhe Drejtësi”.Arnida, një vajzë shumë seksi, u tregua goxha e zellshme në fushatën për zgjedhje, por edhe pse nuk mori rezultatin pozitiv, ajo vijon të jetë pranë avokat Ngjelës.Madje, edhe në aktivitete që nuk kanë lidhje me partinë, apo politikën, avokat Ngjela shihet i shoqëruar nga Arnida, një femër e hijshme që të bën të kthesh kokën kur kalon.
Por vetë Arnida nuk dëshiron aspak të etiketohet si një sekretare. Ajo shkruan për lexuesit:

“Unë jam avokate prej dy vitesh, punoj me çështje konkrete dhe nuk kam punuar ndonjëherë si sekretare. Profesioni im është avokatia dhe nuk e ndërroj me asnjë tjetër, qofte dhe modelingu”, – thotë Arnida.

Por në të njëjtin mesazh për lexuesit, Arnida është kontradiktore. Ndërsa shkruan fillimisht se profesionin e avokatit nuk e ndërron me asnjë tjetër, thotë se nuk heq dorë as nga një profesion tjetër, ai i politikanes:

“Unë nuk kam dështuar ndonjëherë në politikë, kam kandiduar dhe as nuk kam hequr dorë prej saj”. “Ju theksoj se avokatia dhe politika janë e njëjta gjë”, – thotë bukuroshja Arnida Çapi.

/ noa.al /