11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.

Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.

Për këtë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.

Të gjithë këta persona janë kapur më herët nga autoritetet shqiptare në tentativë për të kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Qendra e mbyllur për të huaj, Karec ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt ne territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj te cilëve shte marrë nje masë ndalimi ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, individë të ndaluar per kalim të paligishem kufiri, si edhe azilkerkues potenciale.

Qendra e mbyllur është një strukturë në varësi të Dreitorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit per Kufirin dhe Migracionin, ne Drejtorine e Përgjithshme të Policise së Shtetit.