Katër të dënuar u arratisën sot nga një burg në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se katër të burgosurit, përkatësisht dy shqiptarë, një egjiptian dhe një maroken, u konstatuan se ishin zhdukur gjatë drekës të kësaj të mërkure. Emrat e të arratisurve ende nuk janë bërë të ditur.
Rrethanat e arratisjes dhe koha e saktë nuk janë zbuluar deri më tani. Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar për të identifikuar dhe i kapur ata. Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë.





