Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Civitavecchia-s në Romë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediet italiane, të cilat nuk bëjnë me dije shumë detaje rreth ngjarjes apo identitetit të dy protagonistëve. Ato raportojne se bëhet fjalë për dy shqiptarë që jane arratisur dhe ka nisur kërkimi.

Angelo Urso, zyrtari i institucionit të vuajtjes së dënimit tha per mediat se dy të burgosurit kanë ikur nga oborri, ku kanë kaluar gardhin rrethues dhe më pas janë hedhur nga muri.

Sistemi i alarmit ka dhënë sinjalin e parë dhe menjëherë janë aktivizuar shërbimet e sigurisë së burgut. Aktualisht po kërkohet përreth burgut, ku është thirrur në ndihmë edhe një helikopter.