Arratiset i dënuari për tentativë vrasjeje në Vlorë, Taulant Manaj i njohur si Taulant Beqiraj, i cili u la i lirë në muajin gusht nga Gjykata e Vlorës, në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Por këtë të hënë, Gjykata e Apelit të Vlorës ndryshoi masën e sigurisë dhe vendosi ta rikthejë në burg, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.
28-vjeçari nga Vlora, në qershor të këtij viti u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me “arrest shtëpie” për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë.
Emri i të riut u bë publik në muajin shkurt, kur dy grupe rivale u përfshinë në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës dhe midis të plagosurve mbeti dhe vetë Beqiraj.
Kohën kur u la me arrest shtëpie, ky rast u denoncua nga Ministria e Drejtësisë dhe KLD. Atë kohë gjykatësja e mbrojti vendimin e saj me pretendimin e mungesës së provave.





