ELBASAN- Arratiset një grua e cila mbahej në arrest shtëpie.
Njgjarja ndodhi mesditën e sotme në Elbasan, ndërsa e arratisura është 39-vjecarja Ermira Beqiraj e akuzuar për trafik droge.
Sipas policisë gruaja qendronte prej 5-muajsh në arrest shtëpie.
Pas arratisjes së saj, blutë e Elbasanit kanë ngritur postblloqe në gjithë rrugët e qytetit, ndërsa ka arrestuar dy policët që ruanin gruan.
Policët që duhet të ruanin 39-vjecaren e akuzuar për trafik droge janë efektivi Meki Xhika dhe Gëzim Ago.
Ata pritet të japin edhe sqarimet e nevojshme për ngjarjen.





