“Sea stanner”, një anije me 500 ton kripë, është arratisur nga porti i Durrësit mëngjesin e sotëm, pa marrë leje nga autoritetet portuale.

Anija tregtare ishte nisur nga Egjipti dhe kishte sjellë 6 mijë ton kripë, për llogari të një biznesi në Durrës, disa ditë me parë. Por pasi u shkarkua sasia prej 500 ton kripë, pati mosmarrëveshje midis subjektit pritës dhe transportuesit.

Biznesmeni shqiptar pretendoi se sasia prej 500 ton kripë ishte dëmtuar, ishte lagur me ujë, dhe nuk u bë shkarkimi i malllit. Pas konfliktit midis palëve, anija doli nga kalata ku shkarkoi mallin në radën e jashtme të portit. Pas disa ditë qëndrimi dhe moszgjidhjes se konfliktit midis biznesmenit shqiptar dhe transportieres, sot anija u largua nga porti.

Në Kapitaneri bënë me dije se është Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare që merren me sigurinë e portit si dhe të lëvizjes se anijeve, për sa kohë që anija gjendej në radë, jashtë kalatave portuale.

Deri tani, Policia Kufitare nuk ka dhënë asnjë reagim.

K.H.