Një operacion i gjerë ka nisur në Ocala të Floridas për kapjen e një kobre 60 centimetra të gjatë, pasi u largua nga një banesë.

Kobra e verdhë konsiderohet si tepër e rrezikshme dhe për këtë arsye autoritetet kanë paralajmëruar banorët e zonës që të bëjnë kujdes derisa gjarpri të kapet.

Zvarraniku u arratis të hënën në mbrëmje, ndërsa një prej banorëve të zonës ka hapur edhe një llogari në “Twitter” për të përhapur lajmin.