Zbulimi i ndërtimit të një vile në tokë të zaptuar ka vënë në lëvizje autoritetet kërkuese dhe hetuese.
Është mësuar se vila ishte në pronësi të një emri të njohur në Durrës e jo vetëm. Bëhej fjalë për Kushtrim Selimin, i shpallur në kërkim për shantazhim ndaj punonjësve dhe drejtuesve të policisë. Ai u vetëdorëzua dhe me pas u la të hetohej në gjendje të lirë.
Po kur Policia kërkoi që ta vinte sërish në pranga, pasi ekziston një urdhërarrest me burg për të, ai nuk u gjend në banesë e Policia dha alarmin se Kushtrim Selimi, ish-drejtuesi i AMP Durrës ishte zhdukur. Policia kërkoi në Tims për ta gjurmuar Selimin, por ai nuk rezultoi të kishte dalë me anë të sistemit, atëherë dyshimet ranë mbi mundësinë e ikjes nga Kosova, ku është përdorur aeroporti i Prishtinës për lëvizjen drejt destinacionit të preferuar, ku mendohet të ketë shkuar në Britaninë e Madhe.





