Belgjikë – Një shqiptar 18-vjeçar, i dyshuar për vrasje, u arratis nga institucioni i vuajtjes së dënimit për të miturit. Ai është Aurel Jakupi, 18 vjeç. Jakupi është dënuar nga një gjykatë belge për vrasje dhe ishte dërguar ditën e enjte për mjekim në një spital në afërsi të institucionit ku vuante dënimin, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Atij iu lejua që të shoqërohej edhe nga prindërit. Mirëpo, kur arriti te spitali, Jakupi u arratis bashkë me një të mitur tjetër. Ai u ndoq nga një mjek për disa metra, por arriti t’i shpëtonte ndjekjes së tij. Jakupi është shpallur fajtor për vrasjen e 79-vjeçares Marie Verelst. Ajo ra pre e grabitjes së dhunshme të Jakupit dhe mbeti e vdekur për shkak të plagëve të marra.
Sipas policisë, e moshuara u rrah për vdekje nga Jakupi dhe dy bashkëpunëtorët e tij në nëntor të vitit 2012. Tashmë fotoja e Jakupit është shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe ai rezulton të jetë mes personave më të kërkuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





