Është arratisur nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës një person i arrestuar.
Bbhet fjalë për shtetasin Riljon Lala, 30 vjeç.
30-vjeçari është dërguar për të marrë gjurmët në orën 8 të mëngjesit të sotëm dhe ka mundur t’u shpëtojë policëve që e kanë shoqëruar.
Kujtojmë se Riger Lala u ndalua nga efektivët e policisë në Tiranë, në përpjekje për t’u larguar me armë me vete, në lagjen “Ali Demi”. Ai në momentin që ka parë policinë ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap megjithatë u ndalu nga policia.





