Piranjat treguan një histori dashurie, në kufijtë e së pamundurës, me distanca fizike dhe diferenca kulturore, në të cilën janë perfshire Leonida, një vajzë 18 jeçare që vuan nga spektri Autizëm, dhe me prapambetje mendore e moderuar niveli 3, i dashuri i saj Eltoni, 26 veçar dhe familjet e dy te rinjve, njëra në Tiranë e tjetra në Nikoliq, një fshat malor rreth 20 km nga qyteti i Hasit. Po si lindi kjo histori e cila trazoi familjen e vajzës, jo nga fakti se ajo kishte rënë në dashuri, por sepse ishte zhdukur pa gjurmë ndersa e prisnin që të dilte nga shkolla.
Nëna e vajzës tregon se 18 vjeçarja, ishte larguar më 08 nëntor 2024. Vajza kishte shkuar në shkollë e shoqëruar nga vëllai i saj, e teksa e prisnin të dilte, ajo ishte larguar. Më parë vajza i kishte dërguar nënës video që ishte në ambjentet e shkollës, kjo vetëm për të mbuluar lëvizjet që kishte bërë. Duhet te sqarojmë, se pavaresisht problemeve qe kishte me zhvillimin, vajza frekuentonte shkollën e larte per administrim dhe politika sociale.
Pas reth nje ore kur nëna e alarmuar vazhdonte të telefononte ne numin e vajzes, nga ana tjeter i pergjigjet nje zë mashkulli, ku më thotë se vajzën e kam marre une, dhe ne duhemi. Në ato momente nëna i thotë djalit, ma sill vajzen ne Tiranë sepse vajza ka probleme, mos e traumatizo sepse vajza vuan nga probleme te shendetit mendor dhe nga problemi i zemres. I riu, jo vetem qe refuzon ta ktheje vajzen ne shtepine e prinderve, por mbyll kontaktet deri diten e neserme, kur nena merr nje telefonatë nga babai i 26 vjeçarit duke i thënë se vajza është te ne dhe nuk pranon te vije ne Tirane. Pas kësaj telefonate, më në fund, nëna arrin të lidhet për here te pare me vajzen duke i thënë se nuk do te vij më tek ju. Por duke parë se gjërat nuk po merrin zgjidhje, dhe familjaret e djalit refuzonin ta kthenin 18-vjeçaren ne Tiranë, nëna ndermerr hapat ligjore duke shkuar në komisariat për të bërë kallëzim që vajza ishte larguar nga shtëpia
Policia e komisariatit 4 merr policine e Hasit, që te arrestojne djalin edhe vajzën që ta kthejë në shtëpi. Polica e Hasit arrijnë që të kthejnë vajzën dhe djalin në Tiranë ku aty nëna takohet për herë të parë me 26 veçarin që ia kishte rembyer vajzen. Kuptohet, me deshirën e kesaj te fundit.
Ne komisariat njoha atë djalin qe kishte rembyer vajzen. Djali dhe vajza në komisariat kanë deklaruar se ata e duan njeri-tjetrin, kemi dy vite bashke që flasim dhe ne duhet te martohemi me njeri tjetrin. Pra, nga sa kanë deklaruar në polici dy të rintë, duket se kemi të bëjmë me një histori të gjatë e cila ka lindur ne rijetet sociale, dhe me pas eshte finalizuar me arratisjen e Leonides. Ku ne polici nuk dukej aspak e lumtur per pranine e nenes. Vajza ka deklaruar qe mami ka dashur t’me martoje, me bertet që une nuk bej pune shtepia. Ka deklaruar qe une nuk shkoj më te mami. Por në të kundërt të saj, nëna thotë se po të ishin të vërteta ta gjitha këto nuk do luftoja që vajzën ta bëja të barabartë dhe të pranueshme me të gjithë.
Policia pasi arriti të sjellë vajzën dhe djalin nga Hasi në Tiranë, bazuar në moshën e vajzës janë shprehur se nuk mund të realizojnë dëshirën e nënës që vajza të qëndrojë.
Nëna i është shprehur djalit edhje një hertë që vajza e sdaj ka probleme të shëndetit mendor dhe ka nevojë për një kujdes më të veçantë dhe se nuk ka provuar kurrë të dalë vetëm Por në këtë konflikt djali ka dëshmuar se i merr te gjitha per baze dhe se nuk ka nevoje per asgje! Kjo ne fakt, ishte ajo që çdo nëne do te donte te dëgjonte per femijen e saj. Por disa pasiguri kesaj zonje i vinin ne mend, ndoshta edhe per shkak te shpejtesise me te cilen ndodhen gjerat.
Duke dyshuar se ajo mund te trajtohet keq. Mund te perdoret keq nga ata persona që ende nuk njihnin mirë. Merakut te nenes, nuk i pergjigjet aq mire, as Eltoni, i cili i dërgon asaj disa mesazhe, duke i thënë që ti nuk je nënë sepse ti nuk do që ne të jemi të lumtur.
Pavaresisht diagnozave te percaktuara nga mjeket specialiste, Leonida, tashme 18 vjeçare, ka te drejte si cdo person tjeter te jetoje jetën ashtu sic ndjehet me mire. Gje per te cilen edhe nëna nuk ka kundershtim. E meqë miqte e rinj, nuk e kane pare te arsyeshme te njihen me familjarët e vajzes, nena vendos te udhëtoje drejt fshatit Nikoliq, atje ku Leonida jetonte prej nje jave bashkë me familjen e Eltonit.
Duke marre parasysh menyren se si eshte larguar vajza, dhe dyshimet per sigurine e saj, nena vendos te kerkojë ndihmen e policise lokale, e cila udhëheq grupin e Piranjave dhe nënën drejt fshatit ku ndodhet shtëpia, Udhetimi nga Hasi ne Nikoliq, pavaresisht distances se shkurter, zgjat reth 40 minuta, per shkak te rruges se amortizuar. Shtëpia ndodhet ne nje zone te izoluar mes malesh, pa asnje njesi sherbimi ne afersi. Nena duket ende e papërgatitur emocionalisht të takohet me personat qe mbajne vajzen e saj prej nje jave ne shtepi, prandaj e keshilluar nga punonjesja sociale që na shogeron, preferon te prese ne makine.
Nderkohë Piranjat nisen te mesojme te verteten. Por a do të pranojë Leonida të takohet dhe të kthehet në familje edhe një herë bashkë me nënën e saj?