Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë nën akuzën për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.
Ndërkohë për mjeken Ylfete Sema, 65 vjeçe,u vendos masa “arrest shtëpie”.
Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.
Pas kësaj ngjarjeje, u krye menjëherë pezullimi nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.





