Nga Policia e Shtetit mësohet paraprakisht se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga IEVP Durrës drejt spitalit nuk është kërkuar mbështetje nga forcat e rendit.

Burime policore sqarojnë se Policia e Shtetit merr masa vetëm në rastet kur njoftohet zyrtarisht nga institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa në këtë rast nuk ka pasur as njoftim dhe as kërkesë për ndihmë.

Ndërkohë, forcat operacionale të burgjeve nga Tirana janë nisur drejt burgut të Durrësit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.