Ervin Salianji, ish deputet i Partisë Demokratike, ka folur në “Now” lidhur me arratisjen nga nga spitali Infektiv i Durrësit të Altin Ndocit.
Lidhur me këtë ngjarje, Salianji ka ngritur dyshime serioze për organizimin, planifikim dhe elementë të mundshëm korruptivë.
Më tej ai thekson se nëse do të zbatohej protokolli, një arratisje e tillë do të ishte praktikisht e pamundur.
“Nuk shkohet në spitalin e burgut, shkohet në spital, varet te diagnoza. Sa policë më shoqëronin në momentin që u mor vendimi për të dalë nga burgu, pra ishin jo pak edhe pse kisha marrë vendimin për lirim me kusht.
Këtu ka dy elementë: E para kjo e organzimit dhe planifikimit që përfshin elementë korruptiv, e dyta mund të jetë çeduar për shkak të familjaritetit që mund të ketë krijuar me policët dhe mund të kenë bërë tolerim. Është e pamundur të ikësh, sidomos ky person që është më rrezikshmëri shumë të lartë, i akuzuar për 5 vrasje.
Shoqërimi bëhet me dy makina, i prangosur, policët qëndrojnë disa tek dera spitalit disa tek dhoma ku kryen ekzaminimet mjekësore dhe është e pamundur të largohet një i burgosur nëse nuk ka një çedim të caktuar në një hallkë të sistemit”, u shpreh Salianji.
Ai gjithashtu u ndal te kushtet dhe problematikat brenda Policisë së Burgjeve, duke theksuar se punonjësit janë të keqpaguar, me ngarkesë të lartë pune dhe mungesë motivimi, faktorë që sipas tij mund të çojnë në tolerime apo çedime të rënda në hallkat e sigurisë.
“{Këta punonjësit e policisë së burgjeve janë shumë të keqpaguar, puna e tyre nuk është e lehtë, paguhen shumë pak. Nuk janë njerëz cilësor në kuptimin e përgatitjes fizike, janë në moshë, rroga shumë të ulëta, shpërblim nuk marrin.
Nëse zbatohet protokolli është e pamundur që të largohet një i burgosur.
Është ngjarje e organizuar. Ai e ka ditur që një ditë para orën kur do shkojë. Ka lajmëruar personat jashtë. Por mundësia është që dhe ta ketë takuar njeri në burg brenda, pasi ka marrë autorizimin”, tha Ervin Salianji.





