Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tetë personat e arrestuar lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.
Për tre persona, Fatjon Baçi, Sali Ferollari dhe Desdemon Pazaj, është vendosur arrest në burg.
Ndërsa Aulon Çuko dhe Violeta Uka do të qëndrojnë në arrest në shtëpi.
Për tre të tjerët, Aranit Çela, Dorjan Saraçi dhe Preng Marvataj, gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje.
Gjithashtu, ditën e djeshme u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, në kuadër të të njëjtit operacion.





