27 nëntor 2013- Burgjet e sigurisë së lartë në vend i janë ushtruar një kontrolli blic nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Pas kontrolleve të ushtruar rezultoi se të burgosurit në burgjet e Lezhës, Fushë-Krujës, Durrësit, Peqinit e Lushnjes kanë pasur celularë në qelitë e burgjeve.Gjatë kontrollit të imtësishëm të realizuar në qelitë e burgut janë gjetur dhe sekuestruar 10 celularë dhe 15 karta SIM. Për të burgosurit është marrë masa e dënimit në qeli, duke vendosur masën e dënimit në birucë.Edhe Prokuroria po kryen hetime për të zbuluar rolin e gardianëve të burgjeve, ndërsa pritet që pas këtyre kontrolleve të ketë valë shkarkimesh në radhët e gardianëve.