Mediat italiane kanë publikuar pamjet e një arratisjeje spektakolare të tre shqiptarëve nga burgu i Trevisos në Itali.
Në video shihet momenti kur shqiptarët vrapojnë në një fushë të gjelbërt pranë burgut, pasi më herët kishin prerë me sharrë hekuri, hekurat e dritares në qelinë e tyre dhe më pas kanë përdorur çarçafë për të zbritur poshtë.
Ndërkohë mësohet se dy prej të arratisurve janë ndaluar nga policia italiane dhe i vetmi që mbetet ende i lirë është anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula.
Ndaj Pulës rëndojnë akuzat për tentativë vrasje, grabitje, posedim lëndësh plasëse dhe vepra të tjera penale shumica të kryera jashtë Italisë.





