Mbrëmjen e sotme janë arratisur nga 4 të burgosur shqiptarë nga Porti i Pireut.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20.00 me orën greke, ku 11 të burgosur po transferoheshin me auto-burg nga Athina në Kretë, por gjatë momentit të nisjes së tragetit për në Hania, 4 të burgosur shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti.

Policia ka mundur që të kapin dy prej tyre, ndërsa po kërkohen dy të tjerë. Të burgosurit do transferoheshin në burgun e Alikarnasos.