Greqi, 4 shtator 2014  – Një shqiptar ka arritur të arratiset nga Gjykata e Pireut në Greqi, pasi është hedhur nga kati i katërt në tarracën e godinës ngjitur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, raporton Zougla.gr

Sipas mediave greke, shqiptari ju ka ikur dy policëve, që e ruanin, dhe është hedhur nga kati i katërt i Gjykatës së Pireut.

Megjithw tentativat e policisw greke pwr ta prangosur, ai duket se ka humbur tw gjitha gjurmët.
 
Shqiptari do dilte para togave të zeza, pasi kishte shkelur lirimin me kusht.

Forca të shumta policie janë vënë në kërkim të shqiptarit, ndërsa janë ngritur postblloqe të gjithë qytetin.

Gjithashtu dy helikopterë janë ngritur në ajër për të kontrolluar më mirë zonën. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/