Një arratisje spektakolare ka ndodhur në një burg pranë Lionit, në jug të Francës, ku një 20-vjeçar arriti të arratisej duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të premten dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e autoriteteve dhe mediave franceze.

Sipas raportimeve nga AFP dhe burimeve të tjera, i riu po vuante një dënim me burgim dhe ka shfrytëzuar rastin kur një tjetër i burgosur u lirua për tu fshehur në bagazhin e tij.

Ky i fundit, pas përfundimit të dënimit të tij, u lejuan të largohej nga burgu, pa dyshuar se në çantën e tij ndodhej një tjetër i burgosur.

Zyrtarët kanë konfirmuar se i arratisuri ka “lidhje me krimin e organizuar” dhe është një person me një të kaluar të ndërlikuar kriminale. Pas ngjarjes, zyra e prokurorit të Lionit ka hapur një hetim për “arratisje të organizuar”, ndërsa shërbimi i burgut ka nisur një hetim të brendshëm për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në arratisje.