Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 59-vjeçarin Anesti Sala nga fshati Pojan, i cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje. Prokuroria kërkoi për 59-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata. Mbrojtësi i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Salen,i cili gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën. 59-vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 14-vjeçares,për shkak të ngacmimit të saj,ka qenë në gjendje të dehur.
Anesti Sala u arrëstua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture nga i njëjti fshat, pas denoncimit të familjarëve të saj.