Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të lënë nën masën e sigurisë “Arrest me burg” tetë persona, pasi dyshohen të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike të zbuluar në një kontenier i cili ishte nisur drejt portit të Durrësit, kanë reaguar avokatët e tyre.
Ata shprehen se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i pabazuar në prova. Ndër të tjera shtojnë se kontenieri mund të jetë hapur dhe në porte të tjera, nga ku ka kaluar, përpara se të mbërrinte në Durrës.
“Është një skandal që arrestohen dhe mbahen padrejtësisht në burg për tre ditë 20 persona”.
“Është një hije dyshime se me datë 8 ka ardhur kontenieri dhe më datë 16 është konstatuar se është vula të hapura dhe nuk dihet nëse është hapur në Shqipëri apo është hapur jashtë. Deri tani janë monituruar kamerat nga data 8 deri më datë 12 dhe nuk ka rezultuar që kontenieri të jetë hapur në Shqipëri. Ne kemi kërkuar se arrestimi është i paligjshëm sepse nuk ka ligjmëri vetë vepra penale që ata akuzohen. Vepra deri sot nuk dihet kur është kryer vendin dhe orën.“
“Nuk ka lidhje direkte, nëse do kishte lidhje direkte faktin e kryer, atëherë do të kishim vepër penale të bashkëpunimit në kontrabandë, për mungesën e bananesh, pasi nuk mund të themi trafik i lëndëve narkotike kur ti nuk ke lëndë narkotike të kapur”, shprehen avokatët.
Ndërkohë, jashtë dyerve të gjykatës një qytetare ka humbur ndjenjat, pasi është tronditur nga masa e sigurisë për një nga familjarët e saj të arrestuar.





