Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë 'arrest me burg" për babain 61-vjeçar i cili akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.

61-vjeçari Qirjaku Nakuçi, u arrestua pas denoncimit që ka bërë e bija 25 vjeçe, e cila është abuzuar për 16 vite, që në momentin kur ajo kishte qenë vetëm 9 vjeçe.

Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë, i cili ishte divorcuar kur ishte 45-vjeçar.