Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Edmond Çomon, i arrestuar tre ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane.
Çomo ishte pjesëtar i grupit mafioz ‘Ndragheta’ dhe konsiderohej një person i rëndësishëm në këtë organizatë.
Katër ditë më parë, Policia e Shkodrës njoftoi kapjen e tij në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Ndaj 42-vjeçarit Çomo Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Në Itali, Çomo njihet si anëtar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet.





