Krimet e Rënda kanë dhënë masën "Arrest me burg" për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin që u arrestua të premten e 17 janarit në Shijak.
"Roni i Shijakut", dyshohet se është koka e grupit "Avdylaj", të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit "Volvo 4".
48-vjeçari dyshohet për kryerjen e veprave penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve", "Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale".





