Tiranë, 21 qershor 2014  – Gjykata e Tiranës liron Florenc Hoxhen, kreun e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Vendor pranë bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë në seancën e sotme gjyqësore në ngarkim të tij, ku pritej verifikimi i masës së sigurisë, dhënë më parë. 

Sipas gjykatës arrestimi nuk është i mbështetur në prova dhe gjithcka pritet të verifikohet, ndërkohë që Hoxha do të jetë në ‘arrest shtëpie’. Hoxha u arrestua i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Detyrim paraqitje për Zyhdi Dajtin

Po ditën e sotme, Gjykata e Tiranës u shpreh edhe për masën e sigurisë për kreun e INUK, Zyhdi Dajti. Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë Zyhdi Dajtin duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Dajtin. 

Avokati i Zyhdi Dajtit, Eridian Salianji pas daljes nga gjykata e komentoi kështu vendimin e Gjykatës. 
“Gjykata pasi dëgjoi pretendimet tona ku ne u shprehëm se nuk ekzistojnë kushtet për vendosje të masës së sigurisë me burg pasi rasti është rast administrativ dhe prokuroria nuk mund të ndërhyjë në një proces administrativ duke ndërmarrë një masë sigurie si burg pa afat. Gjykata e pa me vend që të lirohet dhe detyrim paraqitje për Zyhdi Dajtin. Akuzat? Ne nuk jemi njohur ende me faktet që prokuroria ka për Dajtin”. 

Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, përfundoi dje prapa hekurave, pasi dyshohej se përmes shpërdorimit të detyrës ka penguar ndërtimin e Bulevardit të Tiranës. Gjithashtu ai dyshohet se ka penguar ndërtimin e një pallati, edhe pse kompania kishte leje të rregullt ndërtimi dhe po vepronte konform ligjit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/