Ahmet Muça do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve. Masa e sigurisë për ish-pronarin e universitetit "Kristal" është dhënë këtë të enjte nga Gjykata e Tiranës.
Muça akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat e falsifikim dokumentesh. Ai u arrestua të martën, pas një hetimi 2-mujor të prokurorisë.
Së bashku me një tjetër person, të shpallur në kërkim, ish-pronari i "Kristal"-it dyshohet se ka shitur diploma edhe pas mbylljes së universitetit, në këmbim të 2500 eurove.





