Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë, me një dasmë ku morën pjesë një rreth i ngushtë miqsh e familjarësh.
E ftuar në një emision televiziv , Armina u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili ndodhet nën arrest shtëpie.
Si nusja e familjes Berisha, ajo komentoi si ka ndikuar kjo ngjarje përtej çështjes politike.
Armina Mevlani: Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim.
Gazetarja: Ti ke mundësi ta takosh besoj apo jo?
Armina Mevlani: Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie se gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndtshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po.