Policia e Shtetit ka nisur menjëherë nga arrestimet pas mbylljes së protestës së opozitës së zhvilluar sot në përpara zyrave të Ramës dhe Parlamentit.

Me dhjetra persona janë shoqëruar në komisariatet e policisë, çka ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara dyerve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e personave të ndaluar.

Pas protestës masive të organizuar sot nga opozita, Policia ka ndaluar edhe eksponentë të Partisë Demokratike të cilët janë shoqëruar me forcë në komisariat.