Policia spanjolle vazhdon hetimet pas goditjes së një organizate kriminale shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave dhe sekuestrimin e 820 kg kokainë. Pas çmontimin të organizatës në Valencia, hetuesit po gjurmojnë lidhjet e saj në Kolumbi.

Në operacion, autoritetet arritën të arrestonin 17 persona, duke përfshirë liderin shqiptar të grupit, i njohur për kontaktet e tij të gjera në Amerikën e Jugut (Ekuador dhe Kolumbi), si dhe në Evropë dhe Dubai. Ai drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij.

Në fakt, autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të ketë lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën në fund të vitit të kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli, i kërkuar për ekstradim nga Franca, i cili u arrestua në Santa Marta në gusht 2023. Nikolli njihet edhe me pseudonimet “Niko” dhe “El Gordo”, shkruajnë mediat.